10 Maj 2024

Kuçi takoi drejtorët e qendrave korrektuese dhe të paraburgimit

Prishtinë, 2 maj – Me qëllim të avancimit të punës në qendrat  korrektuese dhe të paraburgimit, sot Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka zhvilluar një takim më udhëheqësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe me drejtoret e qendrave korrektuese dhe të paraburgimit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sigurinë e përgjithshme në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit dhe për rekomandimet e Inspektoratit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Me këtë rast Ministri Kuçi ka thënë se siguria në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit të Kosovës është sipas standardëve të parapara ligjore, ndërsa ka kërkuar nga drejtoret që të respektohen dhe të zbatohen rekomandimet e Inspektoratit të Shërbimit Korrektues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Kuçi po ashtu ka vlerësuar punën e mirë të drejtoreve në respektimin e të drejtave të burgosurve dhe punën që po bëhet në parandalimin e kontrabandës në institucionet korrektuese.

Ministri Kuçi ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka qenë deri me tani në mes të SHKK-së dhe organizatave që bëjnë monitorimin e qendrave korrektuese dhe të paraburgimit, në mënyrë që siç tha ai në avancimin e punës së tërësishme në shërbimin korrektues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)