18 Maj 2024

Kuçi takohet me përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë së Turqisë

Prishtinë, 13 maj - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të përbërë nga gjymëtarë dhe anëtarë të Akademisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë.

Në fillim të takimit Ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që Republika e Kosovës ka me Republikën e Turqisë dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që Kosova ka marrë nga Turqia si në fushën politike, ashtu edhe në atë të drejtësisë. Kuçi po ashtu ka vlerësuar mbështetjen e Akademisë së Drejtësisë së Turqisë në trajnimin e gjyqtareve dhe prokuroreve të Kosovës.

Ministri Kuçi ka njoftuar delegacionin turk për punë që ka bërë Ministria e Drejtësisë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ai tha se është ndërtuar infrastruktura ligjore moderne për sistemin e drejtësisë, është ndërtuar një strukturë e re e organizimit të gjyqësorit dhe prokurorisë dhe procesi i riemërimit të gjymëtarëve dhe prokurorëve është në fazën finale.

Kuçi tha se është ndërtuar arkitektura e drejtësisë dhe disa standarde moderne, por tani sipas tij ka nevojë në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, siç janë gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe të atyre që janë jashtë sistemit gjyqësor por që pretendojnë për tu bërë pjesë e këtij sistemi, siç janë juristet, avokatet etj.

Ministri Kuçi foli edhe për projektin e avancimit të Institutit Gjyqësorë të Kosovës në Akademi të Drejtësisë. Ai tha së me anë të këtij projekti kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të Institutit Gjyqësorë të Kosovës, duke shtuar se për këtë projekt bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë së Turqisë është i mirëseardhur.

Përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë së Turqisë, thanë se vendi i tyre mbështet vazhdimisht Kosovën, ndërsa i kushton rëndësi të veçantë shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj.

Ata premtuan vazhdim të mbështetjes për sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe për ngritjen e kapaciteteve njerëzore për këtë sistem, ndërsa shprehen

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)