18 Janar 2025

Kuçi sot i dorëzoi detyrën Ministres Dhurata Hoxha

Prishtinë, 13 korrik – Në kuadër të emërimeve të reja në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot i dorëzoi detyrën Ministres të sapo emëruar në këtë pozitë znj. Dhurata Hoxha.

Me këtë rast ish Ministri Kuçi e ka vlerësuar emërimin e znj. Hoxha si lajm të mirë për Kosovën. Zëvendëskryeministri i parë, z. Kuçi tha se në pozicionin e ri znj. Hoxha do ta ngrisë perceptimin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Ministrja e sapo emëruar e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha falënderoi ish Ministrin Kuçi për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve si dhe kërkoi që bashkëpunimi në mes tyre të vazhdoj edhe në të ardhmen. Ajo tha se do në cilësinë e Ministres së Drejtësisë do  të angazhohet që të forcojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar duke sforcuar më tutje parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)