22 Dhjetor 2024

Kuçi: Reduktimi i KFOR-it në proporcion me realitetin

Prishtinë, 10 gusht - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi është takuar sot me komandantin e komandës së Përbashkët të Forcave të NATO-s, me seli në Napoli, admiralin Mark Fitzgerald.

Në takim është diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në rajon, për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe për tema tjera me interes.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi theksoi përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për një ambient të sigurtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Më tej, zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se reduktimi i trupave të KFOR-it duhet të bëhet në proporcion me realitetin e krijuar dhe të mos lejohet vakuum në sigurinë e vendit.

Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi besimin se me këtë avancim që është duke kaluar Republika e Kosovës në aspektin e sigurisë dhe të stabilitetit të përgjithshëm, është hapur rruga që Kosova të jetë pjesë e Partneritetit për Paqë dhe së shpejti edhe anëtare e NATO-s.

Në takim, zëvendëskryeministri Kuçi shprehu garancën që Republika e Kosovës është vend i sigurt dhe krijon mundësi për ndikim pozitiv në stabilitetin e rajonit. Z.Kuçi po ashtu shprehu nevojën për veprime më të mëdha në pjesën veriore, për të forcuar sigurinë e vendit, për të ndaluar kontrabandën dhe krimin e organizuar në atë pjesë të territorit të Kosovës.

Gjatë takimit me admiralin e NATO-s, Mark Fitzgerald, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ritheksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe potencoi përkushtimin e Policisë së Kosovës për krijimin e një ambienti të sigurtë për të gjitha komunitetet, me theks të veçant për komunitetin serb.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)