Kuçi: Raportet me Serbinë rëndojnë ballafaqimin me të kaluarën
Prishtinë, 18 mars - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se raporti me Serbinë, i cili ende është i pa zgjidhur e rëndon ballafaqimin me të kaluarën.
Ai këto komente i bëri në takimin e Grupit Punues për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim.
Ai ka insistuar në Traktatin e paqes ndërshtetërore Kosovë-Serbi përmes të cilit ka thënë se do të rregulloheshin raportet mes dy vendeve.
Zyrtarë të qeverisë në takimin e parë të Grupit Punues për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim thanë se raporti mes Serbisë, i cili ende është i pa zgjidhur e rëndon ballafaqimin me të kaluarën. Zvkryeministri, Hajredin Kuçi tha se me traktatin e paqes do të rregulloheshin marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Serbi duke përfshirë edhe kërkim faljen nga Serbia, kompensimin e dëmeve të luftës si dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me luftën.
Raporti me Serbinë i cili është ende i pazgjidhur e rëndon këtë ballafaqim me të kaluarën. Por, përkundër kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës mendon që nënshkrimi i një traktati të paqes, ku do të rregulloheshin raportet Kosovë-Serbi, do ta ndihmonte në pafundësi edhe krijimin e një ambienti të mirë për t`u ballafaquar me të kaluarën.
Sipas zëvendëskryeministrit Kuçi, ky grup punues do të merret me riparimin e dëmeve të viktimave të luftës.
Ndërkaq, kryesuesja e këtij grupi Dhurata Hoxha tha se grupi ka për qëllim që këto kategori të mos lihen anash por të përfshihen në politika riparuese të qeverisë. Qëllimi kryesor i grupit punues është ballafaqimi me shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të renda të së drejtës humanitare ndërkombëtare, që përfshinë përudhen e paraluftës, pas luftës dhe atë të tranzicionit.
Ky grup përbehet nga përfaqësues të qeverisë së Kosovës si dhe organizata tjera vendore e ndërkombëtare. Synim kryesor i grupit është që të promovohet pajtimi dhe paqja e qëndrueshme, gjithmonë duke siguruar përgjegjësinë për njerëzit që kanë bërë krime.(rtk)