16 Maj 2024

Kuçi priti një delegacion të Departamentit të Operacioneve të OKB-së

Prishtinë, 4 qershor  – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë,  Hajredin Kuçi, sot ka takuar një delegacion të Kumbeve të Bashkuara të kryesuar nga Ndihmës-sekretar i Përgjithshëm për Operacione në Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse, Edmond Multe.

Në takim u diskutua kryesisht për zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë në vitet e fundit në sektorin e sundimit të ligjit dhe në fushat e tjera, për procesin e dialogut me Serbinë, procesin e integrimit të Kosovës në BE dhe në organizatat tjera rajonale dhe ndërkombëtare përfshirë këtu Kombet  e Bashkuara.

Ministri Kuçi ka njoftuar Ndihmës-sekretar Mulet për zhvillimet në Kosovë në vitet e fundit, rreth reformave në drejtësi në aspektin e hartimit të legjislacionit dhe ndryshimeve strukturale, pastaj për progresin e arritur në procesin e integrimit Evropian, dialogun me Serbinë dhe integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës.

Kuçi paraqiti edhe zhvillimet konkrete në perspektivën Evropiane, si marrëveshja MSA dhe liberalizimi i vizave, duke potencuar që institucionet e Kosovës tanimë pothuajse kanë përmbushur obligimet që dalin nga këto procese dhe shtoi se edhe më tutje janë të përkushtuara në përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga marrëveshjet në fjalë.

Për më shumë Kuçi theksoi së Kosova tani po hyn në një fazë të zhvillimit me një perspektivë të qartë Evropiane dhe së OKB-ja dhe institucionet e specializuara në Kosovë, janë një ndër partnerët kryesorë, duke shprehur kështu edhe synimet e Kosovës për anëtarësim në OKB,  gjë kjo që sipas tij, do tu garantonte qytetarëve të Kosovës të drejta të barabarta me qytetarët e vendeve të rajonit dhe më gjerë.

Ndihmës-sekretar Mulet tha se është shume i impresionuar me zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Kosovë në vitet e fundit. Ai tha së “në përgjithësi po shohim një pamje shumë inkurajuese dhe jemi të impresionuar me proceset që janë zhvilluar, kontributi i OKB-së dhe BE-së ka qenë i madh, por padyshim që institucionet e Kosovës janë ato që kanë kryer punën më të madhe në zhvillimin e vendit”.

Ai gjithashtu shtoi së OKB-ja mbështet dialogun me Serbinë dhe rezultatet që ka dhënë ky dialog, duke theksuar se integrimi i serbëve të veriut është një proces shumë i rëndësishëm dhe zgjedhjet nacionale janë rast më i mirë për tu dëshmuar ky integrim.

Gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të OKB-së përmes përfaqësuesve të tyre në Kosovë, ndërsa palët theksuan nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit në fushat e ndryshme me interes të përbashkët, e në veçanti në fushën e forcimit të mëtutjeshëm të sundimit të ligjit, përkatësisht përkushtim më të madh në zbatimin e kornizës legjislativë që tanimë është draftuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)