18 Janar 2025

Kuçi priti në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë

Prishtinë, 14 qershor - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanovic.

Zëvendëskryeministri Kuçi i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadores Kapitanovic, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer ndërshtetëror. Zëvendëskryeministri Kuçi gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin institucional në fusha të interesit të përbashkët, sidomos në ekonomi.

Zëvendëskryeministri Kuçi e ka njoftuar ambasadoren për “prioritetet e prioriteteve” të këtij mandati qeverisës, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, avancimin e procesit të integrimit evropian dhe fuqizimin e sundimit të ligjit me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi dhe tërheqjen e investitorëve.

Zëvendëskryeministri Kuçi dhe Ambasadorja Kapitanovic diskutuan edhe për traditën dhe të kaluarën e përbashkët të dy shteteve. Zëvendëskryeministri Kuçi gjithashtu theksoi që falë bashkëpunimit të ngushtë ndërshtetëror, Kosova mund të mësojë nga përvoja e Kroacisë në procesin e integrimit evropian. Zëvendëskryeministri Kuçi, veçanërisht, ka kërkuar shkëmbimin e ekspertizës në luftimin efektiv të korrupsionit, sidomos në fushën e krimeve kibernetike dhe financiare, ku edhe ka nevojë më të theksuar për ngritje të kapaciteteve.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, në fund, është shprehur se bashkëpunimi do të vazhdojë të kultivohet gjatë mandatit të saj, si dhe ka ritheksuar mbështetjen e Kroacisë në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe në anëtarësimin e Kosovës në mekanizma regjional dhe ndërkombëtarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)