Kuçi: Nuk ka kampe stërvitore në Kosovë
Pristhinë, 18 maj - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i është kundërpërgjigjur presidentit të Sirisë, Bashar al Asad se në Kosovë ka kampe stërvitore për rebelët sirianë.
Kuçi ka deklaruar se kjo është një deklaratë e pabazë duke thënë se Kosova i mbështetë lëvizjet demokratike kudo në botë, ashtu siç ka deklaruar edhe ministri i jashtëm Enver Hoxhaj në Këshillin e Sigurimit, porse Kosova nuk është një oazë ku mund të stërviten njerëzit për çfarëdo qëllimi tjetër.
Kosova i ka forcat e veta të rregullta, Forcën e Sigurisë dhe Policinë e Kosovës; Kosova e ka një prezencë ndërkombëtare, KFOR-in dhe EULEX-in, që janë përgjegjës për siguri dhe kanë informacione edhe për zhvillime të tilla. Kosova krijon paqe dhe stabilitet. Kosova nuk prodhon kriza. Unë besoj që edhe rasti konkret, dhuna, është prodhuar në Siri dhe duhet të zgjidhet në Siri, ka thënë Kuç