Kuçi në forumin ndërministrorë, BE Ballkani Perëndimorë
Pjesëmarrës të forumit janë: përfaqësuesit e Komisionit Europian për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm të Italisë, Lituanisë, Greqisë dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Në këtë forum pritet të diskutohet për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.
Ministri Kuçi do të diskutoj për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, integrimin e komunitetit romë dhe në përgjithësi për rritjen e bashkëpunimit me shtetet e rajonit dhe të BE-së në fushën e drejtësisë.