14 Maj 2024

Kuçi në Forumin ministror BE-Ballkan Perëndimor

Tiranë, 6 nëntor – Në sesionin e dytë të Forumit të ministrave të Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që po mbahet në Tiranë, e që është  organizuar nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, para të pranishmëve tha se temat e këtij Forumi janë shumë të rëndësishme në punën e përditshme të shteteve të rajonit, për të arritur të ideali i tyre parësor, që sipas tij është sundimi i plotfuqishëm i ligjit dhe integrimi evropian.

Ministri Kuçi pasi vlerësoi temat që u diskutuan në sesionin e parë të Forumit, e që ishin çështja e liberalizimit të vizave, procesi i stabilizim-asociimit, trafikimi me armë dhe droga, diskutimin e tij e fokusoi të çështja rreth bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ku sipas tij është një çështje të cilës ai dhe Ministria e Drejtësisë i kanë dhënë prioritet të veçanet.

“Kosova tashmë po vazhdon vrullshëm procesin e negocimit të marrëveshjeve bilaterale me shumë shtete, kryesisht anëtare të BE-së. Tashmë kemi finalizuar marrëveshje bilaterale me disa prej tyre,  gjithashtu i kemi punuar edhe marrëveshjet me shumë vende të rajonit e të cilat së shpejti do të finalizohen”, tha Ministri Kuçi.

Ministri Kuçi tha së përkundër punës së madhe që po bëhet rreth bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, Kosova ka edhe sfidat e saja rreth këtij bashkëpunimi, që sipas tij janë mungesa e të qenit anëtarë të Këshillit të Evropës dhe sfidat që paraqiten nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Mirëpo sipas Ministrit, Kosova po shqyrtojë mundësinë e ratifikimit të Konventave të Këshillit të Evropës për Ekstradim, Ndihmë të Ndërsjellë Juridike dhe Transferim të Personave të Dënuar, për të mos pasur nevojë që të nënshkruhen marrëveshje bilaterale me çdo shtet veçmas, ndërsa kanë bërë marrëveshje teknike me EULEX-in me të cilin i kanë dhënë kompetenca asaj që në emër të Kosovës të zhvillojë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar me vendet që nuk e njohin Kosovën.

Si sfidë tjetër Ministri Kuçi paraqiti edhe flet-arrestet që lëshohen nga INTERPOL, ku sipas tij qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me shumë probleme gjatë udhëtimeve të tyre ndërkombëtare, duke u ballafaquar me kufizime të lirisë së tyre të lëvizjes, për shkak të flet-arresteve ndërkombëtare të lëshuara përmes INTERPOL-it nga gjykatat në Serbi dhe potencoi rendësin që në këtë aspekt prioritet duhet dhënë standardeve juridike para atyre politike.

Forumi i ministrave të Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, ka miratuar një deklaratë të përbashkët me qëllim të luftimit të trafikimit armeve të zjarrit dhe municionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)