Kuçi në Bruksel për mandatin e EULEX-it
Prishtinë, 14 janar - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka udhëtuar për Bruksel ku do të zhvilloi takime me Shefin e Operacioneve të Bashkimit Europian, Hansjorg Haber dhe me ambasadorë të BE-së.
Takimi i Ministrit Kuçi me Shefin e Operacioneve të BE-së Haber, do të jetë i përqendruar në bisedimet për tranzicionin e kompetencave të EULEX-it.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, konkretisht me datë 16 të këtij muaji, Ministri Kuçi në cilësinë e kryesuesit të delegacionit të Kosovës, do të zhvilloj bisedime edhe për Dialogun e Strukturuar në Fushën e Sundimit të Ligjit.