03 Maj 2024

Kuçi mbështet ekipin e përkohshëm për menaxhimin QK të Dubravës

Prishtinë, 2 shtator - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se në Qendrën Korrektuese të Dubravës duhet të vendoset rend dhe ligj më i madh.

Sipas tij gjithmonë duke i respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut, të luftohen dukurit negative, korrupsionin, nepotizmi, të mbikëqyren më shumë çështjet që kanë të bëjnë me spitalin, kërkesat për lirime gjatë vikendeve, propozimet për lirim më kusht dhe të ketë kontroll më të madh te të gjitha furnizimeve që bëhen në këtë qendër, këto ishin disa nga kërkesat që Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, bëri për Ekipin e përkohshëm profesional, të emëruar për menaxhimin e Qendrës Korrektuese në Dubravë, në takimin e parë që sot zhvillojë më ta.

Në këtë takim kanë marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, me zëvendësdrejtorët, si dhe Stiven Jonson, Udhëheqës i Njësisë Korrektuese të EULEX-it.

Ministri Kuçi, po ashtu ka ofruar mbështetjen e tij të plotë për Ekipin profesional dhe ka kërkuar nga ta përkushtim maksimal në punë, me qëllim të ndryshimeve pozitive në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Edhe anëtarët e Ekipit profesional, Zyrafete Imeraj, Naim Maloku, Ago Koliq dhe Muhamer Bikliqi, thanë së do të ofrojnë të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore dhe profesionale, që puna e tyre menaxheriale në Qendrën Korrektuese të Dubravës, të shkojë në favor të ndryshimeve pozitive.

Stiven Jonson, Udhëheqës i Njësisë Korrektuese të EULEX-it, edhe një herë ka konfirmuar mbështetjen e plotë të këtij misioni për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe në veçanti për Ekipin e përkohshëm profesional, i cili do ta menaxhojë Qendrën Korrektuese të Dubravës, deri në zgjedhjen e stafit të ri me anë të konkursit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)