Kuçi ligjëratë në Shoqatën Austriake për Politikë të Jashtme
Në ligjëratë, në praninë e shumë ish - Ambasadorëve të Austrisë dhe miqve të Kosovës, Studentëve e Profesorëve, Ministri Kuçi foli për prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe për sundimin e ligjit si prioritet në veçanti.
Në fjalimin e tij, Kuçi i dha rëndësi të veçantë reformës së sistemit juridik që ka kaluar dhe po kalon Kosova, përfshirë këtu atë të sistemit Gjyqësor e Prokurorial dhe kompletimit të legjislacionit që Kosova po bën në përputhje me kriteret bashkëkohore Evropiane.
Ministri foli gjerësisht për bashkëpunimin e institucioneve të drejtësisë me EULEX-in dhe institucionet tjera të BE-së përmes proceseve integruese, si dhe ambiciet e Kosovës për integrim të plotë në BE.
Përmes procesit të integrimit në BE, Kosova synon të përmirësojë dukshëm standardin e jetesës së qytetarëve të saj, përfshirë këtu sundimin e ligjin, ekonominë e zhvilluar dhe sigurinë. Proces i Integrimit në BE do të shërbejë si ideal i Kosovës dhe Kosovarëve për të luftuar dukuritë negative dhe për ta çuar vendin drejt zhvillimit, tha Ministri Kuçi.
Me tej, Ministri Kuçi përmendi sundimin e ligjit në veri të vendit si sfidë e veçantë, për të cilën kërkohet bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare, BE-në, SHBA-të e NATO-në.
Këtu, Ministri theksoi mirënjohjen dhe rëndësinë e qëndrimit të unifikuar që vendet e BE-së dhe SHBA-të po mbajnë drejt integritetit të pacenueshëm territorial të Kosovës. Duke shprehë mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm të Austrisë në proceset më të rëndësishme për Kosovën,
Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi bëri thirrje për një rol të mëtejshëm aktiv të Austrisë brenda BE-së dhe OKB-së.