Kuçi: Kosova dhe Mali i Zi me kontroll të përbashkët të kufirit
Prishtinë, 23 dhjetor - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se Kosova dhe Mali i Zi duhet së bashku ta kontrollojnë kufirin ndërmjet tyre, në mënyrë që të luftohet kontrabanda.
Kemi kontroll të mirë të kufirit me Malin e Zi, tha Hajredin Kuçi në intervistën për televizionin Atlas në Podgoricë, dhe ka shtuar se në anën e Kosovës është policia, ngandonjëherë aty janë edhe KFOR-i e EULEX-i.
Mëtutje, Hajredin Kuçi, që është edhe ministër i drejtësisë në Kosovë, ka theksuar se më së miri do të ishte, sikur me Malin e Zi të kishin një kontroll, siç është rasti i Malit të Zi me Shqipërinë.
Mëtutje, zoti Kuçi ka thënë se pret që Kosova dhe Mali i Zi, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ti këmbejnë ambasadorët.
Poashtu, ai është shprehur se pret që Podgorica dhe Prishtina ta nënshkruajnë marrëveshjen për ekstradim, për luftë më efikase kundër krimit.
/rel/