Kuçi kërkoi përmbushjen e kritereve të raportit të progresit
Prishtinë, 13 nëntor - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi gjatë takimit me drejtorë në Ministrinë e Drejtësisë sot ka biseduar lidhur me të gjeturat dhe rekomandimet e raportit vjetor të progresit, i hartuar nga Komisioni Evropian.
Ministri Kuçi ka theksuar progresin e arritur në kornizën ligjore dhe atë strategjike të vlerësuara në këtë raport, si dhe ka diskutuar për mbarëvajtjen e punës dhe planeve për të ardhmen.
Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka kërkuar nga drejtorët rritje të mëtutjeshme të efikasitetit në punë, përkushtim dhe angazhim për përmbushjen e rekomandimeve të dalura nga ky raport.