Kuçi ka pritur në takim Kryetarin e Arkivit Shtetëror të Turqisë
Prishtinë, 12 Mars Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim një delegacion të Arkivit Shtetërorë të Turqisë, të kryesuar nga Kryetari Ugur Ynall. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryeshefi i Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkiva të Kosovës, Ramë Manaj,
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin në mes të Arkivit të Kosovës dhe atij të Turqisë, ku edhe është vlerësuar bashkëpunimi i mirë në mes të këtyre dy institucioneve.
Kryetari Ynall e ka njoftuar ministrin Kuçi për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë këto dy institucione dhe ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më shumë këtë bashkëpunim.
Ministri Kuçi e vlerësoi me rëndësi të veçantë bashkëpunimin me Arkivat e Turqisë dhe ka falënderuar Kryetarin Ynall për mbështetjen e dhënë për Arkivin e Kosovës. Kuçi i ka inkurajuar drejtuesit e dy institucioneve që ta vazhdojnë këtë bashkëpunim duke iu ofruar mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës.