03 Maj 2024

Kuçi ka pritur në takim Ambasadorin suedez Staffansson

Prishtinë, 20 shkurt – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti sot në një takim Ambasadorin e Suedisë në Shkup, të Akredituar për Kosovë, Mats Staffansson, me të cilin biseduan për çështjet aktuale dhe zhvillimet e fundit në fushën e drejtësisë në Kosovë dhe proceset e integrimit Europian.

 
Në këtë takim, Ministri Kuçi e njoftoi Ambasadorin Staffansson me zhvillimet e fundit lidhur me Dialogun me Serbinë, integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës, dhe me çështjet e tjera që ndërlidhen me ngritjen e mëtutjeshme të kapaciteteve të institucioneve vendore dhe forcimin e sundimit të Ligjit.
 

Ministri Kuçi theksoi se si qëllim kryesor kanë unifikimin e sistemit të drejtësisë si dhe funksionimi i sistemit unik të drejtësisë në tërë territorin e Kosovës nën ombrellën e institucioneve të Republikës së Kosovës.

 
Në anën tjetër, Ambasadori Staffansson u shpreh i kënaqur me progresin në Kosovë. Ai potencoi se sistemi i drejtësisë në vend është një pikë kyçe duke theksuar se Kosova po ecën në një rrugë të mirë  në këtë proces.

 

Në fund të takimit, Ministri Kuçi ka falënderuar Ambasadorin Staffansson për kontributin që ka dhënë shteti i Suedisë në fushën e drejtësisë dhe shprehi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)