30 Prill 2024

Kuçi ka pritur në takim Ambasadorin e ri italian Ferrarese

Prishtinë, 13 janar – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti sot në një takim njohës Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovës, Andreas Ferrarese. Ministri Kuçi pasi ka uruar Ambasadorin Ferrarese për detyrën e re, tha se marrëdhëniet e Republikës së Kosovës dhë asaj të Italisë janë shumë të mira, ndërsa për këtë, meritë i dha edhe ambasadorit të mëhershëm Michael Giffoni.

 
Ministri Kuçi tha se institucionet e Kosovës e vlerësojnë mbështetjen e dhënë nga shteti italian dhe gjithashtu premtoi vazhdimin e marrëdhënieve të mira edhe në të ardhmen. Kuçi i ofrojë bashkëpunim të plotë edhe ambasadorit Ferrarese, kurse shprehu gatishmërinë e thëllimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në të gjitha fushat ku ka mundësi.

 
Në anën tjetër, Ambasadori Ferrarese pasi falënderoi Ministrin Kuçi për pritjen, tha se shteti italian do të vazhdojë ta mbështes Kosovën, ndërsa premtoi angazhimin e tij në thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Italisë, e veçanërisht në promovimin e investimeve në Kosovë dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në Itali. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)