09 Maj 2024

Kuçi: Integrimi evropian është platformë nacionale

Prishtinë, 7 shkurt – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e Nën-komitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri  që zhvillohet në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asocimit.

Në këtë takim, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se integrimi evropian i Kosovës është përkushtimi dhe platforma nacionale, është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe si i tillë është vizioni politik e qeveritar dhe shtoi se rreth kësaj platforme ekziston një konsensus i brendshëm shoqëror dhe politik, për të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar me përkushtim të jashtëzakonshëm.

“Sot, jemi mbledhur këtu për të konfirmuar marrëdhëniet e shtetit tonë me Bashkimin Evropian dhe për të adresuar nevojën e ri-afirmimit të përkushtimit tonë për perspektiven e qartë evropiane”, tha Kuçi.

Zëvendëskryeministri me tutje shtoi se ky takim do të ketë rëndësi të posaçme për Kosovën, për mënyrën se si do të zhvillohet edhe procesi i liberalizimit të vizave, proces që është lansuar në janar të këtij viti dhe që paraqet një hap konkret për perspektiven evropiane të Kosovës. Ai tha se Qeveria e Kosovës do të jetë e përkushtuar që t’i adresojë të gjitha sfidat nga fusha e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë dhe të krijojë infrastrukture sa më të favorshme institucionale dhe ligjore për përmirësimin e gjendjes në këto fusha.

Sipas Zëvendëskryeministri Kuçi, ndarja e një pjesë të kompetencave në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, me EULEX-in, siguron reforma dhe veprime që janë në përputhje me standardet evropiane.

Në fund të fjalës së tij, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se konkluzionet që dalin nga ky takim, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për institucionet e Kosovës, pasi që zbatimi i tyre do të jetë matës i progresit në Kosovë, në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)