01 Maj 2024

Kuçi inspektoi punimet në Pallatin e Drejtësisë

Prishtinë, 14 janar -  Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga Mats Mattson, Shef i Sektorit Ekzekutiv të EULEX dhe përfaqësues tjerë të këtij misioni dhe të institucioneve tjera, sot kanë inspektuar punimet në vendin ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë.

Pas inspektimit të punës, Ministri Kuçi tha se me ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë dhe me ndërtimin e Qendrës së Paraburgimit të Prishtinës e cila pritet që shumë shpejt të filloj së ndërtuari do të realizohet objektivi i tij që objektet e sistemit gjyqësor dhe objektet e Shërbimit Korrektues të largohen nga qendra e qytetit dhe të kenë standarde të larta për punë.

Ministri Kuçi shprehu qëndrimin e tij që në Pallatin e Drejtësisë, në hapësira të përbashkëta të vendosën gjyqtarë dhe prokurorë vendor dhe ata të EULEX-it, ndërsa kërkoi përshpejtim dhe cilësi të punimeve në ndërtimin e këtij pallati.

Në Pallatin e Drejtësisë do të vendosën të gjitha institucionet e sistemit gjyqësor qendror dhe ato themelore të Prishtinës.

Pallati i Drejtësisë është projekt i bashkë financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Europian, ndërsa menaxhimi i projektit bëhet nga Ministria e Administratës Publike dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)