Kuçi informon Ambasadoren e Francës me rrjedhat e negociatave
Zëvendëskryeministri Kuçi e informoi Ambasadoren e Francës lidhur me rrjedhat e negociatave dhe për rolin përmbajtjesor dhe konstruktiv të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësie në këtë aspekt.
Lidhur me bashkëpunimin e institucioneve vendore me institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, Zëvendëskryeministri Kuçi shprehi gatishmërinë që të vazhdoj bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të ligjeve të Kosovës.
Ndërsa për çdo vendim tjetër ai tha se do ti paraprije konsensusi politik në bashkëpunim dhe bashkë-koordinim me EULEX-in dhe faktorët tjerë me rëndësi në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka falenderuar Ambasadoren Daviet për kontributin shumë dimensional që shteti i saj ka dhënë dhe po jep për Republikën e Kosovës.