Kuçi e Conde bisedojnë për reformat e në sistemin e drejtësisë
Prishtinë, 5 tetor - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka takuar sot Raportuesin për Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde.
Conde po qëndron në Kosovë në një mision fakt-mbledhës për raportin e ardhshëm të Këshillit të Evropës për Kosovën.
Ministri Kuçi ka njoftuar Parlamentarin Conde për reformat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë, legjislacionin e hartuar në përputhje me standardet Evropiane dhe përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe garantimit të drejtave të njeriut.
Ministri Kuçi gjithashtu njoftoi z. Conde lidhur me përpjekjet e Qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë për të siguruar një ambient të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë respektimin e të drejtave jo-shumicë dhe përfshirjen e tyre në institucione.
Me theks të veçantë u diskutua edhe për qasjen në drejtësi për komunitetin jo-shumicë dhe krijimin e mekanizmave ligjorë dhe praktik që lehtësojnë qasjen në drejtësi për të gjitha komunitetet, pa dallim.