29 Dhjetor 2024

Kuçi: Do të marrim vendim për mocionin për të pagjeturit

Prishtinë, 15 maj - Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha sot se qeveria do të respektoi vendimet e Kuvendit, pas mocionit të votuar javën e kaluar.

Ky mocion kushtëzon Qeverinë e Kosovës, që bisedimet me Serbinë të mos i fillojë deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. “Do të marrim vendimin. Të shohim se si është puna e rekomandimit”, ka thënë Kuçi për media.

Sipas tij, institucionet vendore momentalisht janë të fokusuar që të implementohen marrëveshjet e arritura deri më tani së sa fillimi i dialogut me Serbinë.

Kurse familjarët e të pagjeturve e kanë pritur me gëzim lajmin që Kuvendi i Kosovës nuk e ka kthyer për rivotim mocionin e miratuar javën e kaluar nga Kuvendi, që vazhdimin e bisedimeve me Serbinë e kushtëzon me zbardhjen e personave të zhdukur.

Familjarët e të pagjeturve, kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit me kërkesën që të mos shfuqizohen rekomandimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)