Kuçi dhe Rexhepi në vizitë zyrtare në Bruksel
Prishtinë, 24 mars Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Bruksel.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Zëvendëskryeministri Kuçi dhe Ministri Rexhepi do të zhvillojnë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, me të cilët do të diskutojnë lidhur me tranzicionin e misionit të EULEX-it.
Temë tjetër e takimeve që Zëvendëskryeministri Kuçi dhe Ministri Rexhepi do të zhvillojnë në Bruksel, do të jetë edhe bashkëpunimi i përgjithshëm në fushën e rendit dhe ligjit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian.