18 Janar 2025

Kuçi dhe Keneth Dean diskutojnë për tranzicionin e EULEX-it

Prishtinë, 12 prill - Ministri i Drejtësisë, PHajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim me Udhëheqësin e Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Deane, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe njëkohësisht shefin e zyrës së BE-së, Samuel Zbogar si dhe Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabrielle Meucci.

Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me EULEX-in në Prishtinë dhe falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e drejtësisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Misionit EULEX në Kosovë, bashkëpunimin me institucionet e Kosovës me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe për hapat e ardhshëm pas qershorit 2016 lidhur me mandatin e EULEX-it.

Gjithashtu, palët u pajtuan për  koordinim të mëtutjeshëm të aktiviteteve të përbashkëta në mes të institucioneve të drejtësisë dhe EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit  të ligjit në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)