13 Maj 2024

Kuçi dhe Bertolini biseduan për Shoqërinë Civile

Prishtinë, 13 qershor – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim udhëheqësin e Njësisë për Bashkëpunim Rajonal dhe Programim në Komisionin Evropian, Nicola Bertolini.

Në këtë takim, Ministri Kuçi ka njoftuar Bertolinin me përfshirjen e Shoqërisë Civile në aktivitetet e Qeverisë së Kosovës, duke shtuar së Qeveria është në proces të hartimit të një strategjie për Shoqërinë Civile dhe njëherësh theksoi se do të mundohen të krijojnë një ambient sa më transparent për zhvillimin e saj.

Ministri Kuçi ka propozuar që të krijohet një buxhet i veçantë nga Qeveria për Shoqërinë Civile, por që ky buxhet të shpërndahet në mënyrë transparente duke respektuar principin e konkurrencës së lirë.

Nicola Bertolini shprehi mbështetjen e Komisionit Evropian për institucionet kosovare në procesin e ndërtimit të strukturave të qëndrueshme për zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen me Qeverinë e Kosovës.

Gjatë takimit palët u pajtuan që në të ardhmen të bashkëpunojnë ngushtë për hartimin e një plani strategjik për Shoqërinë Civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)