15 Janar 2025

Kuçi: Bashkëpunimi me Komisionin Evropian tejet i rëndësishëm

Prishtinë, 22 prill – Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim përfaqësuesen nga  Drejtoria  e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Cindy van den Boogert dhe Zëvendës Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Gnochi, me të cilët ka diskutuar për proceset e Integrimit Evropian.

Ministri Kuçi ka vlerësuar Komisionin Evropian për asistencën që po i ofrohet sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe njëherit  i njoftoi ata për zhvillimet e fundit dhe punën e bërë nga institucionet e Drejtësisë, që kanë për qëllim përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe për proceset e tjera integruese në BE.

Gjatë këtij takimi, palët vlerësuan që ka pasur progres të dukshëm në përmbushjen e kritereve dhe forcimin e sistemit të drejtësisë me qëllim të arritjes së standardeve Evropiane. Ministri Kuçi, theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe garantimit të standardeve Evropiane.

Njëkohësisht, vizita e znj Van den Boogert sot kishte edhe karakter lamtumirës, për shkak të largimit të saj nga pozita momentale në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim.

Me këtë rast Kuçi, falënderoi personalisht znj. Van den Boogert, për kontributin e saj që ka dhënë në cilësinë e përfaqësueses për Kosovën, si dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin që ka patur me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e tjera të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)