Kthehet në rigjykim çështja për vrasjen e Skender Limaj
Po ashtu kolegji ka vendosur që tu a vazhdoj paraburgimin të akuzuarve Emin Krasniqi dhe Berat Krasniqi.
Vendimi u mor pas ankesave të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe mbrojtësve të akuzuarve të ushtruar kundër aktgjykimit të shkallës së parë.
Të akuzuarit në fjalë ishin shpallur fajtor nga gjykata e shkallës se parë për një mori veprash penale të kryera në restorantin Kështjella më 01.01.2011, në Banjë të Malishevës, të cilat kishin rezultuar me vdekjen e një personi ( Skender Limaj ) dhe lëndimin e disa të tjerëve. E njëjta gjykatë u kishte shqiptuar një dënim unik të pandehurve prej 35.5 vjet burgim.
Gjykata e Apelit ka gjetur një varg shkeljesh nga ana e ish Gjykatës së Qarkut në Prizren si:
- shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale,
- vërtetim jo i plotë dhe i gabuar i gjendjes faktike dhe
- shkelje të ligjit penal.
Në aktvendim kjo gjykatë i ka sugjeruar Gjykatë Themelore në Prizren që ti mënjanoj shkeljet e theksuara në arsyetim, të vlerësoj pretendimet e tjera ankimore, të administroj të gjitha provat e propozuara dhe pastaj të marr një vendim të drejtë dhe te ligjshëm.