12 Janar 2025

Kthehen 45 të lënduarit në Kosovë

Prishtinë, 19 Korrik - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur keqardhje për aksidentin e autobusit të linjës Salzburg-Prishtinë ku pësuan bashkëqytetarët tanë.

Njëherësh Hoxhaj u ka uruar shërim sa më të shpejt të lënduarve të mbetur të cilët brenda 24 orësh do të bashkohen me familjet e tyre në Kosovë.

\"Pas informacioneve të para për aksidentin, kam udhëzuar menjëherë Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd që të vendos kontakt dhe të del në vend të ngjarjes për tu njohur me situatën. Falë bashkëpunimit të mirë dhe intervenimit të shpejt, të gjithë bashkëqytetarëve tanë u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Rreth 49 të lënduar kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Më pas, kemi organizuar edhe kthimin e tyre për në Kosovë ndërsa vetëm njëri do të mbetet më gjatë në trajtim mjekësor. Uroj në shërim sa më të shpejt dhe bashkim me familjet e tyre në Kosovë\" është shprehur ministri Hoxhaj.

Tre prej të lënduarve në gjendje më të rëndë do të trasnportohen në Kosovë në mbrëmje përmes makinave të ndihmës së shpejt të cilat janë nisur nga Prishtina drejt spitaleve në Nish dhe Prekuple ku do të shoqërohen nga diplomatët kosovarë në Beograd.

Edhe në Prishtinë, MPJ ka ngritur një shtab të emergjencës për të koordinuar dhe monitoruar të gjithë situatën duke vendosur në dispozicion edhe një numër telefoni 038 200 111 07 për të ofruar informatat më të fundit për familjarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)