Kryetarja e Kushtetueses rehaton burrin në Qeveri
Lajmin për emërimin e Orhan Hajrizit në këtë post e ka dhënë Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi, në të cilin bëhet e ditur se ai është vlerësuar me 83,45 % të pikëve nga Komisioni vlerësues.
Ndërsa Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Drejtësisë në sqarimin që i ka dhënë gazetës Zëri ka bërë të ditur se për pozitën e udhëheqësit të Divizionit për Komunikim Publik fillimisht është shpallur një konkurs i brendshëm, në të cilin kanë aplikuar pesë kandidatë, ndërsa vetëm dy prej tyre i janë nënshtruar testit me shkrim.
/Zëri/