Kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës jep dorëheqje
Mitrovicë, 23 shtator - Kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Kada Bunjaku-Përquku ka dhënë dorëheqje nga ky post për arsye siç i ka quajtur ajo “komplet personale”.
Këtë e ka konfirmuar vetë për KALLXO.com
“Unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e tanishme si kryetare e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Arsyet e mia janë krejt personale dhe këto janë edhe arsyet të cilat i kam cekur në akt-dorëheqjen që ia kam dërguar Këshillit Gjyqësor,” tha Bunjake-Përquku.
Ajo i deklaroi KALLXO.com se do ta vazhdojë punën si avokate.