Kryetari Ilazi priti LT Kolonel Sven Hedren
Kaçanik, 5 shkurt - Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi e ka prit në një takim miqësor LT Kolonel Sven Hedren, nga Detashmenti i Bashkuar Regjional. LT COL Hedren shoqërohej edhe nga anëtar të KFOR-it polak të Zyrës Ndërlidhëse për Monitorim e KFOR-it (LMT C22) të prirë nga kapiteni Jery Cecotka.
Kryetari Ilazi e ka njoftuar z. Hedren me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Kaçanikut, sfidat dhe të arriturat. Kaçaniku është vend me ekonomi jo të zhvilluar, ndërsa po mundohemi që përmes nxitjes së zhvillimit të bizneseve të vogla ta zbusim nivelin e papunësisë, ndërkohë që kemi hequr taksën komunale, u shpreh kryetari Ilazi.
Hedren u interesua për autostradën e cila do të përshkon territorin e Komunës së Kaçanikut, ndërsa Ilazi i ka thënë atij se autostrada mundë të punësoj një numër punëtorësh vendës, ndërkaq kyqja në autostradë do të jetë 7 kilometra nga qendra komunale.
Hedren u interesua edhe për përgatitjet që ka bërë Kaçaniku për pritjen e refugjatëve eventual, ndërsa ka marr përgjigje nga kryetari se Komuna ka ndërmarr masat për pritjen e përkohshme të tyre.