17 Janar 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj sot para Gjykatës

Prishtinë, 22 shkurt - Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot do të dalë  para gjykatës lidhur me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar. 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Begajt pasi që dyshohet se gjatë muajve qershor - gusht të vitit 2014 në cilësinë e personit zyrtar ka shpërdoruar pozitën zyrtare dhe autorizimet e tij, me qëllim që një të dëmtuari t’i shkaktojë dëm, duke ia shkelur të drejtat nga marrëdhënia e punës.

Prokuroria pretendon se edhe pse i dëmtuari kishte kontratë të lidhur me Drejtorinë e Arsimit deri me 01.10.2015 si drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Ganimete Tërbeshi’ në fshatin Astrazub, i pandehuri me dashje dhe me dijeni ka hapur konkurs pa ia ndërprerë më parë marrëdhënien e punës të njëjtit, duke e lënë pa vend pune dhe të ardhura për jetën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)