10 Maj 2024

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së priti inspektorët e rinj

Prishtinë, 12 prill - Në një takim që u mbajt sot në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës, Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Fitim Shishani priti sot në një takim 15 inspektorët/hetuesit e rinj të cilët janë pranuar bazuar në një konkurs si pjesë e këtij procesi.

Duke ju uruar mrëseardhje pjesëtarëve të rinj të IPK-së, Kryeshefi Shishani i porositi të njëjtit që të jenë shembull edhe gjatë trajnimit bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike por edhe shembull pas trajnimit:

“Një Inspektorat Policor funksional dhe i përkushtuar për punë vetëm se do të ndikojë në një punë më profesionale të Policisë.\"

\"Ky  mekanizëm do të garantojë qytetarët se Policia e Kosovës ushtron kompetencat e saj në përputhje me ligjin dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, të garantojë se po respektohen të drejtat dhe liritë themelore të individit, të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare.” – theksoiShishani para punonjësve të rinj të IPK-së.

Këta zyrtarë të ri të Inspektoratit Policor të Kosovës të hënën do të fillojnë me trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri (AKSP).

Trajnimi bazik në AKSP për këta zyrtarë do të zgjasë gjashtë muaj dhe pas këtij trajnimi të njëjtit do të vazhdojnë me detyra konkrete në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)