Kryeprokurorja e EULEX-it nuk lejonte hetime
Prishtinë, 29 tetor - Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, kishte bllokuar çdo hetim kundër ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit.
Provat për përfshirjen e tij në afera korrupsioni tashmë i kishte në dorë ajo, së bashku me provat kundër saj. Mirëpo kishte ndaluar çdo hetim.
Letrës denoncuese që kishte pranuar nga një kosovar (emër i njohur për redaksinë) se Florit kishte pranuar ryshfet në vlerë 370 mijë euro nga Nysret Cena, Novotna i ishte përgjigjur se stafi i EULEX-it ka imunitet nga ndjekja penale.
Për të kryer ndonjë hetim nuk kishte qenë në gjendje as ish-kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi. Ai madje nuk kishte folur fare për këtë gjë.
/koha/