08 Maj 2024

Kryeprokuroria: S\'ka hetime ndaj Enver Hasanit, e vërteta është krejt tjetër

Prishtinë, 9 korrik -  Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një komunikate për medie tha sot se konfirmon njoftimin e lëshuar më datën 3 janar 2013 dhe se informon mediat dhe opinionin në Republikën e Kosovës se “në Prokurorinë Themelore në Prishtinë nuk është duke u përgatitur asnjë aktakuze apo janë duke u zhvilluar hetime ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Enver Hasani, për kohën sa ishte rektor i Universitetit të Prishtinës”.


Për më tepër dhe me qëllim të informimit sa më të drejtë të opinionit, kësaj komunikate ia bashkëngjisim njoftimin e Prokurorit të Shtetit të lëshuar me datën 03 janar 2013.

Me datë 23 maj 2014, kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar që rasti në të cilin përmendet emri ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, të merret në kompetencë të EULEX-it.

Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit konfirmon se nga informatat e siguruara sot nga Zyra e Kryeprokurorit të EULEX-it, se nuk ekziston aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj z. Enver Hasani nga prokurorët e EULEX-it.

Koha Ditore nesër do të sjellë detaje të hetimeve dhe rasteve të ndryshme në të cilat dyshohet se është i përfshirë Enver Hasani. Veprat kanë të bëjnë me korrupsionin.

Gazeta sjell detaje të këtyre dhe dyshimeve që rëndojnë mbi Hasanin. Në Prokurori ka kallëzime penale të bëra nga Policia e Kosovës, po ashtu edhe nga individë dhe profesorë të ndryshëm kundër Hasanit për abuzim të detyrës zyrtare.

Gazeta ka raportuar për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me kryeprokurorin e Shtetit. “Koha” po ashtu ka shtruar dyshimin e konfliktit të mundshëm të interesit për shkak të procedurave penale që po kryhen për të paktën dy raste, ku dyshohet se është i përfshirë Hasani.

Po ashtu gazeta sjell edhe një dokument zyrtar të kryeprokurores së EULEX-it, Jaroslava Novotna, që i përgjigjet pozitivisht kryeprokurorit Ismet Kabashi për të marrë rastin kundër të dyshuarve Albert Rakipi dhe Hakif Veliu, të dyshuar për një tender për botim librash, në të cilin dyshohet se është i përfshirë Enver Hasani.

Hasani kishte punuar në të njëjtën firmë që pastaj i kishte dhënë tender.

Dokumenti mban datën 24 maj 2014.

Për këto ngjarje ka shkruar edhe Gazeta Express muaj më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)