Kryeprokuroria prezanton rastet e veprave penale ndaj gazetarëve
Prishtinë, 21 qershor - Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të organizojë tryezë punë me temë: Prezantimi i rasteve të veprave penale ndaj gazetarëve, në këtë tryezë do të prezantohet edhe drafti i Strategjisë së komunikimit të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.
Në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, prokurorë nga prokuroritë e Kosovës, Policia e Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, shoqëria civile, gazetarë dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare.