16 Janar 2025

Kryeprokurori i Shtetit vlerëson bashkëpunimin në ditën e zgjedhjeve

Prishtinë, 14 qershor  - Kryeprokurori i Shtetit me rastin e përfundimit të procesit zgjedhor të 11 qershorit 2017, falënderon prokurorët e angazhuar dhe stafin mbështetës për zbatimin me sukses të planit të veprimit të sistemit prokurorial për punën e palodhshme për parandalimin dhe hetimin e veprave penale kundër të drejtave të votimit.


\"Prokurori i Shtetit gjithashtu falënderon Policinë e Kosovës për koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë për realizimin e planit të veprimit dhe memorandumit të bashkëpunimit për parandalimin e shkeljeve ligjore, duke përfshirë hetimin dhe ndjekjen e të gjitha veprave penale kundër të drejtave të votimit\", thuhet nw njw komunikatw tw Prokurit tw Shtetit.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik që duke u bazuar në kompetencat ligjore ka vepruar në të gjitha rastet e paraqitura si të dyshuara për pengimin e të drejtave të votimit dhe ato raste i ka trajtuar me prioritet.

\"Me qëllim të marrjes së masave ligjore për të gjithë ata që në ditën e zgjedhjeve kanë vepruar kundër të drejtës së votimit, Prokurori i Shtetit duke u bazuar në procedurat ligjore menjëherë ka vepruar dhe si rezultat ka ngritur aktakuza ku dhe ka pasur  një vendim gjyqësorë\", thuhet nw komunikatw.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik që do të vazhdojë me procedurat hetimore për të gjitha rastet e tjera që janë në procedurë penale dhe të cilat do të trajtohen me prioritet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)