Kryeprokurori i Shtetit të zgjedhet me hapa të shpejt
Prishtinë, 30 janar - Është mbajtur takimi i tetëdhjeteshtatë i jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh Kryetarit i Këshillit, Sylë Hoxha.
Në takimin e tetëdhjeteshtatë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i procesit të zgjedhjes së Kryeprokurori të Shtetit .
Anëtarët e Këshillit Prokurorial diskutuan për punët që janë bërë deri me tani në procesin që ka filluar për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa u pajtuan që procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të vazhdojë me hapa të shpejt, por gjithmonë, siç thanë ata, duke respektuar afatet kohore të parapara me aktet ligjore të cilat rregullojnë procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
Po ashtu, anëtarët e Këshillit kanë marrë vendim për të sqaruar kërkesën e dërguar në Agjensionin Kosovare të Inteligjencës (AKI), për verifikim të kandidatëve për Kryeprokurorë të Shtetit.
Me 7 vota pro dhe një abstenim, anëtaret e Këshillit kanë vendosur që Agjensionit Kosovare të Inteligjencës, ti sqarohet, se kërkesa e dërguar të AKI-ja për verifikimin e kandidatëve për Kryeprokurorë të Shtetit, të trajtohet si verifikim për ndarjen e informacioneve për kandidatët që kanë konkurruar për Kryeprokurorë të Shtetit.
Anëtaret e Këshillit Prokurorial kanë vendosur që mbledhja e ardhshme e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të mbahet më 7 shkurt 2015, nga ora 11:00.