Kryeprokurori i Shtetit takon me shefin e ri të EULEX-it Meucci
Prishtinë, 14 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot ka pritur në takim Shefin e ri të misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci.
Në fillim të takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm të Prokurorit të Shtetit dhe misionit të EULEX-it.
Gjatë këtij takimi u bisedua për vazhdimin dhe për mundësin e thellimit të këtij bashkëpunimi, me thekës të veçantë për koordinim sa më të mirë të punëve në angazhimin e përbashkët për sundim të rendit dhe ligjit dhe luftë kundër dukurive kundërligjore në Kosovë.
Po ashtu, gjatë takimit u bisedua që koordinimi i të dy institucioneve të jetë i bazuar në ligjin e aplikueshëm në Kosovë.