Kryeprokurori Hoxha merr pjesë në punëtorin rajonale
Shkup, 11 dhjetor - Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, po qëndron në Shkup ku po merr pjesë në punëtorinë dy ditore me temë: Procedurat penale dhe roli i Prokurorit Publikë, e organizuar nga Prokuroria Publike e Maqedonisë dhe në të cilën po marrinë pjesë kryeprokurorë dhe prokurorë nga: Kosova, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Maqedonia, dhe Turqia.
Gjatë kësaj punëtorie do të diskutohet për rolin aktivë dhe udhëheqës të Prokurorit Publikë, ndjekjen efektive penale, si dhe luftimin ndërkombëtar të krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Qëllimi i organizimit të kësaj punëtorie është shkëmbimi i informatave dhe praktikave më të mira në mes të prokurorive të Ballkanit Perëndimorë, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Turqisë.