15 Janar 2025

Kryeprokurori hap hetimet kundër kërcënuesve të Veton Surroit

Prishtinë, 11 qershor - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me vëmendje ka përcjellë komentet kërcënuese që ditëve të fundit përmes një faqeje të rrjetit social Facebook u janë dërguar shkrimtarit dhe publicistit Veton Surroi.

Duke vlerësuar se këto komente përbëhen nga elementet e veprës penale, kryeprokurori Lumezi ka autorizuar sot Prokurorinë Themelore në Prishtinë që t’i hap hetimet kundër personave që përmes rrjeteve sociale e ushtrojnë fushatën kërcënuese kundër z. Surroi.

Në arsyetimin për një hap të tillë, kryeprokurori Lumezi ka theksuar se fjala e lirë dhe e drejta për të shprehur mendimin ndryshe pa e cenuar të njëjtën të drejtë të të tjerëve, janë vlerat fundamentale të shoqërisë e shtetit kosovar dhe se ato e gëzojnë mbrojtjen absolute kushtetuese dhe ligjore.

Kryeprokurori i Shtetit është i bindur se vendi, i cili do të lejoj dominimin e njëmendësisë, imponimin e botëkuptimeve radikale dhe kryqëzimin publik deri te thirrjet e hapura për ekzekutim të mos-bashkëmendimtarëve, nuk ka të ardhme të sigurt.

Kryeprokurorit Lumezi dhe i gjithë sistemi prokurorial do të angazhohet maksimalisht në mbrojtjen e fondamenteve shoqërore dhe kushtetuese që sigurojnë lirinë e shprehjes, mediat e pavarura dhe të drejtën që të mendohet dhe shprehet ndryshe në debatet akademike, publike e shoqërore.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)