Kryepolici i Serbisë inspekton kufirin me Kosovën
Beograd, 27 korrik - Drejtori i Policisë së Serbisë, Milorad Veljoviq zhvillon një vizitë 2-ditore për të inspektuar punën e nëpunësve policorë në zonën tokësore të sigurisë në kufirin Serbi - Kosovë.
Mediar serbe raportojnë se Veloviq do të njihet me gjendjen e sigurisë në këto rajon. Sot ai qëndron në rajonet Bujanoc e Preshevë dhe do të vizitojë bazat Ristovc, Kozjak e Borovc, njësinë policore në Miratoc si dhe Konçulin.