Kryeministri Thaçi shkarkon nga detyra Behar Selimin
Prishtinë, 15 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Policinë e Kosovës, ka shkarkuar Behar Selimi nga pozita e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Vendimi i sotëm i Kryeministrit Thaçi është marrë pas rekomandimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi për shkarkimin e Behar Selimi.