24 Dhjetor 2024

Kryeministri Thaçi shkarkoi drejtorin e policisë, Reshat Maliqi

Prishtinë, 25 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje te Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që të shkarkojë Reshat Maliqin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94 paragrafit (10) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 43.1 (a) të Ligjit Nr.03/L-035 për Policinë, ka marrë vendim që të shkarkojë Reshat Maliqi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës", thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit. 


Vetë Maliqi, në një prononcim për televizion publik të Kosovës, ka thënë se ai nuk është në dijeni për shkarkimin e tij, dhe se për të ka dëgjuar vetëm në televizion.

Maliqi, ka hedhur poshtë mundësinë që ai të jetë shkarkuar për shkak të kundërshtimit të aksionit në veri, sepse siç u shpreh në një bisedë telefonike, ai gjatë gjithë kohës ka kërkuar vendosjen e kontrollit në këto dy pika kufitare.
   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)