04 Maj 2024

Kryeministri Thaç nën hetim ndërkombëtar

Prishtinë, 23 janar - Krerët e lartë të UÇK-së, të cilët tani po udhëheqin politikën e Kosovës, shumë shpejt mund të përfundojnë si të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Institucionet ndërkombëtare të drejtësisë po hetojnë politikanët kosovarë, për disa akuza si, trafikim organesh, krime tjera të njerëzimit, trafikim droge, nafte dhe armësh.

Sipas gazetës “Tribuna”, akuzat që u bënë publike në raportin e senatorit të Këshillit Evropian, Dick Martin ë vitin 2011 do të merren për bazë nga institucionet ndërkombëtare.

Ish-senatori zviceran pati akuzuar edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi se, si udhëheqës i Grupit të Drenicës, është përgjegjës për krimet e lartpërmendura.

Gjithashtu do të ketë një aktakuzë për zhdukjen e disa civilëve para dhe pas fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Civilët, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë, janë nga rajoni i Prizrenit (ku përfshihet edhe Rahoveci).

Aktakuza nuk do të pretendojë se këto viktima kanë pasur fatin e trafikimit të organeve, siç ka pretenduar senatori Marti, pasi në bazë të hetimeve, një fakt i tillë nuk mund të provohet.

Aktakuza tjera mund të ketë për lloje të tjera krimesh, siç janë kontrabanda me naftë, narkotik e armë. Këto hetime mund ta tronditin skenën politike të Kosovës. 


/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)