13 Janar 2025

Kryeministri pritet që sot të shkarkoj ministrin Sefaj dhe Drejtroin e AKI-së

Prishtinë, 30 mars - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar së sot do të ekzekutojë shkarkime në qeverinë e tij pas operacionit të djeshëm të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Përveç shefit të AKI-së, Driton Gashi është paralajmëruar të shkarkohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Kjo vjen si pasoj ku gjatë ditës së djeshme u arrestuan dhe deportuan gjashtë shtetas turq që punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif” – shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist.

Për arrestimin dhe deportimin me procedurë të përshpejtuar të gjashtë turqve nuk kishin ditur asgjë krerët e shtetit.

Haradinaj, Thaçi e Veseli njoftuan se operacioni ishte i paqartë dhe se asnjë nga ta nuk kishin pasur detaje për aksionin.

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës nënenin 3, specifikohen qartë funksionet e ndaluara të AKI-së.

Në nenin 3.1., shkruan se AKI nuk ka funksione ekzekutive. Në këtë mënyrë, AKI nuk ka: (i) të drejtën të përdorë forcë direkte apo indirekte; (ii) çfarëdo autoriteti për arrest; (iii) mundësinë të iniciojë procedura penale, dhe (iv) autorizimin të detyrojë persona apo kompani të bashkëpunojnë për aktivitetet e saj, ndonëse persona apo kompani mund të bashkëpunojnë me AKI-në mbi baza vullnetare“.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)