23 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti uroi Njësinë Speciale Intervenuese në 15 vjetorin e themelimit

Mitrovicë, 17 janar - Në përvjetorin e 15-të të themelimit të Njësisë Speciale Intervenuese, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vizitoi kampin e kësaj njësie , me ç’rast e përgëzoi për punën, angazhimin dhe kontributin pa kursim e të parezervë që në Kosovë të sundojë ligji dhe të ketë siguri për të gjithë qytetarët e Republikës.  

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të mekanizmave shtetërorë si Policia e Kosovës, pa të cilët nuk mund ta mbajmë zhvillimin e progresin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarit të Republikës.

Në të njëjtën kohë, u tha ai pjestarë​ve të Njësisë Speciale Intervenuese, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për nevojat tuaja dhe për mungesat që ekzistojnë dhe gjithashtu për mundësitë që duhet t’i shtojmë, prej çështjes së mungesës së pajisjeve dhe armatimit në disa prej njësive, mbrojtjeve shtesë në kushtet e rrezikshmërisë së lartë dhe çështjes së pagës.

Kryeministri Kurti tha se nevojat dhe mungesat e tilla do të trajtohen me prioritet jo vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nga i gjithë kabineti qeveritar.

Duke u shprehur mirënjohje për sakrificën dhe situatat e rrezikshme me të cilat përballen në punën e tyre, që Republika e Kosovës të jetë gjithmonë vend i kushtetutshmërisë, i ligjshmërisë, i drejtësisë dhe i sigurisë, kryeministri Kurti i uroi për 15 vjetorin e themelimit dhe i përgëzoi për angazhimin në veçanti komandantët e njësive.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)