26 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti priti në takim aktivistet e tre brezave të familjes Kumnova

Prishtinë, 8 korrik - Kauza e aktivizmit të saj, filloi para se ajo të lindte. Kur Vjollca ishte dymuajshe shtatzënë, bashkëshorti i saj Gëzim Deva dhe vëllai Albion Kumnova, u rrëmbyen nga forcat serbe në Gjakovë.

E rritur mes thirrjeve për të vërtetën dhe drejtësinë, me gjyshen Nesrete Kumnova, drejtuese e organizatës, “Thirrjet e Nënave”, Bleona Deva me vite kërkoi të vërtetën për babin, dajën dhe qindra persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Bleona ishte pesëvjeçare kur së pari takoi kryeministrin Kurti, në protestat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

Së bashku me gjyshen Nesreten dhe nënën Vjollcën, ajo sot ritakoi Kryeministrin Kurti, për t’i uruar pozitën e re.

Gjatë këtij takimi miqësor, u diskutua për betejën e përbashkët dhe prioritetin e qeverisë, për ndriçimin e rasteve të personave të zhdukur, në respektim të së drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e tyre, si një parakusht për sigurimin e drejtësisë.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për “Thirrjet e Nënave”, në misionin për zbardhjen e plotë të fatit të personave të zhdukur dhe përmbushjes së drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)