Kryeministri Haradinaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Prishtinë, 16 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 18:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.